Aksident në Pejë, lëndohet një femër (Foto)


Si pothuajse çdo ditë gjatë këtij viti, edhe sot lajmërimet për aksidente nuk mungojnë. Kështu, para pak minutash në Pejë ka ndodhur një i tillë.

Nga aksidenti që ka ndodhur afër spitalit të të verbërve në Pejë, raportohet se ka marr lëndime një femër.

Lexuesi i Indeksonline ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit, ku shihet e lënduara ulur në tokë.

Pritet që ekipet mjekësore dhe ato policore të dalin në vend për t’u marr me rastin. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë