Projekti i prezantuar nga zv/ministri Isa Xhemajlaj po tregohet tejet i suksesshëm

Një projekt që ishte prezantuar në prill të këtij viti nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj po tregohet tejet i suksesshëm dhe i shfrytëzuar nga qytetarët, raporton DrenicaOnline.

Është fjala për sistemin elektronik për menaxhimin e informatave në Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK)”. Projekt ky që po përkrahet nga Ambasada Amerikane konkretisht nga programi EXBS.

Qytetarë të shumtë, kryesisht ata që kanë në plan të kalojnë përmes ndonjërës nga Pikat e Kalimit Kufitar po e shfrytëzojnë LINKUN për të parë nëse ka ndonjë kolonë apo bllokim të rrugëve në kufij apo edhe për tu informuar në kohë reale për kohën e pritjes nëpër këto pika të kalimit kufitar..

Ndër të tjera Isa Xhemajlaj në prezantimin e projektit kishte thënë se ky sistem do të rris edhe kapacitetet e QKMK–së për shkëmbim në kohë reale të informatave dhe njëkohësisht do të bëj analizimin e këtyre informatave me qëllim të parandalimit të krimeve ndërkufitare dhe ofrimin e sigurisë në Republikën e Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë