Aksident mes tri veturave në Prishtinë, dy të lënduar (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në tri vetura.
Një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se tashmë njëra nga veturat është larguar nga vendi ku është aksidentuar në mënyrë që të mos ketë bllokim të komunikacionit.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Njësia e Policisë dhe Emergjenca. Duhet përkujtuar që ditëve të fundit numri i aksidenteve në vend ka qenë shumë i lartë, madje edhe prej atyre me fatalitet./Indeksonline/





