Përmbledhje e aksidentit të sotëm ku ishte i përfshirë Presidenti Thaçi [Video/Foto]


Mesditën e sotme eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit.

Sipas informacioneve që i dha policia, aksidenti u regjistrua që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete, mirëpo përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, shkruan Indeksonline.

Aksidenti ndodhi pasi vetura e mbrojtjes së afërt e ka goditur fillimisht veturën në të cilën ndodhej presidenti e më pas ajo është përplasur me një kamionetë.

Këtë më vonë e konfirmojë edhe Presidenca, të cilët njoftuan se pas zhbllokimit të komunikacionit, Thaçi ka vazhduar me agjendën e tij ditore.

Indeksonline më poshtë ua sjellë një kronologji të ngjarjes me të gjitha lajmet për aksidentin e sotëm ku ishte i përfshirë eskorta e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi:

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1689263877837952/?t=7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë