Meda edhe me një bashkëpunim, ja kush është ?


Lindon Berisha është një prej emrave të dashur të publikut shqiptar .

Lindoni ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri të tij për këtë verë që publikohet shumë shpejt.

Këngëtari u pyet nga adhuruesit e tij në Instagram se nëse ai do të bënte një duet me ikonën e muzikës popullore, Medën.

“Pse jo, nuk do të ishte keq, shumë ‘sick’ do të ishte”, ka shkruar Lindoni në përgjigje të adhuruesve.

Në të ardhmen e afërt, për dëshirë të adhuruesve, Lindoni do të mund të bënte një projekt interesant me Medën.

Më parë me Medën kanë realizuar bashkëpunime edhe emra, si Getoar Selimi dhe Tuna.

Ndërkohë, Meda ka lansuar disa bashkëpunime gjatë sezonit veror, një prej tyre edhe me MC Bekën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë