Kryetari Lladrovci vizitoi sipërfaqe të mbjellura me grurë dhe fermerin Ramadan Bytyqi

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjes, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa sipërfaqe të mbjellura me grurë.

Kryetari Lladrovci me këtë rast ka bërë thirrje që toka bujqësore të mos mbetet djerrinë e papunuar dhe të mos shëndrrohet në zonë ndërtimore. Ai tha se Komuna edhe përkundër kohës me reshje atmosferike, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht ka formuar Komisionin i cili ka përcjellur fushatën e korrje-shirjes dhe pasi që Komisioni ka konstatuar se janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjes ato kanë filluar.

Fushata e korrje-shirjes ka filluar në të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit, ndërsa janë angazhuar afër 65 autokombajna. Ne territorin e Komunës janë të mbjellura 2825 hektarë, ndërsa rendimentet këtë vite nuk janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3500-3700 kilogram për hektarë. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, kjo fushatë pritet të përfundojë brenda 3 ditësh. Çmimi i korrje-shirjes për hektarë është 100 euro.

Gjithashtu Kryetari Lladrovci ka vizituar tokat bujqësore të njërit prej fermerëve me të suksesshëm në Drenas, Ramadan Bytyqi, ku ka përgëzuar fermerin i cili punon të gjithë tokën bujqësore me kultura të ndryshme dhe u bënë thirrje të gjithë fermerëve që të merret shembull rasti i tij që asnjë pjesë të tokës nuk e ka të papunuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë