Protestë kundër ndarjes së Kosovës

Ideja për ndarje të Kosovës i ka shqetësuar banorët e Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore. Këta frikohen se kjo mund të ndodh gjatë fazë finale të bisedimeve Kosovë-Serbi. Për të ndalur ndarjen e Kosovës, Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thirr për të hënën liderët politikë. Kryetari i qytetit të ndarë ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore për të penguar ndarjen.
Banorët e Lagjes së Boshnjakëve kundër ndarjes së Kosovës. Bahtiri fton kosovarët për protestë
Murat Rahova dhe familja e tij jetojnë prej më shumë se një shekulli në Veri të Mitrovicës.
Por, kjo rehati mund t’i prishet këtij të moshuari.
Krejt kjo për shkak se dikush po e përmend mundësinë e ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve ndërmjet kosovarëve dhe serbëve.
Por, nëse një gjë të tillë dikush tenton ta bëjë, atëherë, Murati paralajmëron pasojat.
“Minjerat bollë i ki, qato me ti marrë bollë. Nuk jam i sigurt në ta këta mund të bëjnë gjithcka, po na si popullë nuk pranojmë… “
Me idenë për ndarjen e Kosovës nuk po pajtohet as Faik Haziri. E cilëson vetëvrasje për shtetin e ri nëse futet në aventura të tilla.


