Presidenti Thaçi dekoron Era Istrefin me Medaljen Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur takimin me këngëtaren Era Istrefi, të cilën sapo e dekoroi me Medaljen Presidenciale.
Istrefi dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Presidenca këngëtarja po dekorohet për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në botë.


