Në Drenas, u mbajt takimi me Kryetarët e Këshillave të fshatrave në sektorin 1


Në kuadër të takimeve me Kryetarët e rinjë të Këshillave, u mbajt takimi me Kryetarët e Këshillave të Fshatrave në Sektorin 1, Drenas, transmeton Drenica Online.

Në këtë mbledhje morën pjesë: Nënkryetari i komunës, Gani Sylaj, anëtari i asamblesë, Naim Gjeli, nga Policia e Kosovës-Stacioni në Drenas, Togeri Liman Tahiri, rreshteri Nexhat Doberdalani dhe Qerime Butyqi nga kryetarët e këshillave të fshatrave ishin të pranishëm: Afrim Lushaku, Fatmir Bucolli, Hajrush Musliu, Nebih Bajraktari, Liridon Sadiku dhe Murat Elshani.

E nënkryetari Sylaj përshëndeti të pranishmit, ndërsa kryetarëve të këshillave të fshatrave u uroi për zgjedhjen e tyre dhe theksoi se, gjatë këtij mandati ju duhet të përmbushet me punë të palodhshme besimi që u është dhënë në shërbim të qytetarëve.

Në anën tjetër, Toger Liman Tahiri paraqiti raportin gjashtëmujor të punës së policisë në Drenas duke bërë krahasimin e të gjitha dukurive të shkeljes së ligjit në raport me vitin e kaluar. Në këtë takim u theksua për nevojën e bashkëpunimit më të madh në mes Policisë së Kosovës, stacioni Drenas, të disa prej drejtorive të komunës dhe këshillave të fshatrave, për bashkëpunimin me të madh të qytetarëve me policinë që të parandalohen dukuritë që mund t’i dëmtojnë qytetarët, transmeton Drenica Online.

Nënkryetari Sylaj theksoj se për të parandaluar dukuritë negative, për të pasur një siguri sa më të plotë, për të identifikuar nevojat parësore të qytetarëve etj, duhet të angazhohemi të gjithë, sepse vetëm kështu mund të ia dalim mbanë qëllimeve tona në shërbim të qytetarëve. Organet përkatëse të Komunës në çdo kohë do të jenë përkrahë jush dhe me kohë do t’u përgjigjen kërkesave tuaja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë