Lekaj publikon videon ku shihen punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar sot punimeve që po bëhen në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Me këtë rast, i pari i Infrastrukturës ka publikuar edhe videon ku shihen këto punime, transmeotn Indeksonline.

Ndryshe, ministri Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë.

“Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave”, kishte njoftuar zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë