Komuna e Drenasit zbaton ligjin, kryetari Lladrovci po zbaton zotimet


Sot, në rrjetet sociale, kishte njoftime individuale sikur lirimi i pronës nga uzurpatorët, është sukses i tyre.

Zyra e komunikimit e Komunës së Drenasit, njofton qytetarët se Kryetari Ramiz Lladrovci është duke zbatuar zotimin për zero tolerancë ndaj shkeljeve të ligjit, të gjithë të barabartë para ligjit.

Lirimi i pronës nga uzurpatorët, është zotim i veçantë i Kryetarit Lladrovci dhe nuk është i ndikuar nga asnjë propagandë nga rrjetet sociale, por nga vendosmëria për zbatimin e ligjit.

Lirimi i pronës do të vazhdoj edhe në të ardhmen, do të mblidhet tatimi, po ashtu edhe tatimi në pronë si dhe do të shtohet buxheti i komunës, vetëm e vetëm në pajtim me ligjin.

Po ashtu, është duke u zbatuar zotimi i kryetarit Lladrovci se nuk do të lejoj asnjë dëm ndaj qytetarëve, apo buxhetit të komunës.

Kryetari Lladrovci, ka dëshmuar përkushtimin e plotë se nuk do të ndalet duke zbatuar ligjin dhe duke mbrojtur interesin publik të qytetarëve, gjë për të cilën edhe mori mandatin nga qytetarët.

Komuna e Drenasit, falënderon të gjithë qytetarët të cilët ofrojnë bashkëpunim, përkrahin dhe kanë mirëkuptim ndaj punës së vazhdueshme që bën komuna, jo vetëm për angazhim kundër uzurpatorëve por edhe dukurive të paligjshme në komunë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë