Drenas: Konfiskohen dhe asgjëson produkte të mishit pa afat (Foto)


Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht Inspektorët komunal në bashkëpunim me Stacionin Policor në Drenas, kanë inspketuar mallin gjatë kontrollit në territorin e Komunës së Drenasit, transmeton Drenica Online.

Gjatë inspektimit kanë vërejtur mall të dyshimt dhe pas inspektimit, në procesverbal nr. 004271, është konstatuar se një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar (78 kg) dhe pa faturë përcjellëse që është në kundërshtim me dizpozitat e nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 21 (1) të Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut Nr. 03/L-181, është bërë konfiskimi i mallit dhe asgjësimi i tij sipas dispozitave të nenit 18 të këtij Ligji.

Me këtë rast,ata lusin të gjitha bizneset në Komunën e Drenasit që të respektojnë Ligjin për Tregëti të Brendshme, duke larguar nga shitja të gjithë artikujt pa afat, transmeton Drenica Onilne.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë