Përderisa Ermal Fejzullahu po shijonte performancën e Beyonce në një koncert të kësaj të fundit, Bes Kallaku ka gjetur një mënyrë që të dal në “epërsi”.
Në një imazh të publikuar nga Besi në llogarinë e tij në “Instagram” , shihet me këngëtaren e njohur, Rihanna. Ndonëse kjo fotografi është një montazh, Besi ka shkaktuar shumë të qeshura.
‘Disa shkojn deri n’Fronc per Beyoncen, kurse ca te tjerve i vjen Rihanna vete per foto. Hehehehe. Villageman for life.” ka shkruar Bes Kallaku.
Ndryshe, Ermali dhe Besi janë miq shumë të mirë./Indeksonline/