KMDLNj viziton të arrestuarit e mbrëmshëm në Lagjen Kalabria

Monitorues të KMDLNj- së, në kuadër të mandatit për monitorimin e qendrave ku mbahen persona të privuar nga liria apo në mbajtje të dënimit, sot ka vizituar personat që u arrestuan mbrëmë në lagjen Kalabria.
Sipas KMDLNJ-së i ndaluari M. K 37 vjeç, ka deklaruar se është arrestuar në ora 18:00 në lagjen Kalabria dhe se nuk e ka kundërshtuar urdhrin e policisë duke dalë nga vetura me duar mbi kokë pas së cilës është shtrirë për toke dhe është prangosur.

