Policia ndalon veturën në Komoran, gjendet revolja me 27 fishekë
Është arrestuar një person në Komoran, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 27 fishekë, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

