Komuna e Drenasit bënë thirrje publike për financimin e NVM-ve në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Komuna e Drenasit me qëllim të zhvillimit të ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacioneve dhe me fokus në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese, si parakushte për rritje të punësimit, rritje të konkurrueshmërisë, rritje të eksportit dhe rrjedhimisht rritje të sektorit privat, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) ka shpallur thirrje publike për financimin e NVM-ve në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, transmeton Drenica Online.
Qëllimi i këtij programi është se ky fond për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e NVM-ve, do të përkrahë ndërmarrjet të kombinojnë njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes, për të stimuluar përmirësimin e proceseve, zhvillimin e produkteve të reja, efikasitetin e shërbimeve, qasjen në financa, rritjen e potencialit për qasje në tregjet e jashtme.

