Dr.Ardian Nika është Kirurgu i parë Oral në Komunën e Drenasit


Ordinanca Stomatologjike “Nika Dent” në Drenas është njëra prej ordinancave më të pajisura me teknologjinë e fjalës së fundit në nivel vendi. Shumë pacientë kanë kërkuar shërbim deri tani në këtë ordinancë dhe janë ndarë të lumtur me mjekimin e ofruar nga pronari i saj Dr.Ardian Nika dhe stafi i shkëlqyer i saj.

Dr.Ardian Nika është Kirurgu i parë Oral në komunën e Drenasit, ai ka përfunduar fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës si dhe shkollimin specialistik në lëminë e Kirurgjisë Orale pranë QKSUK-së.

Kirurgu Oral përfaqëson sektorin privat të ordinancave stomatologjike të Drenasit në Odën e Stomatologëve të Kosovës.

Gjithashtu ai ka marrë titullin Kryetar i Gjykatës së Nderit të Odës së Stomatologëve duke hapur kështu një portë të re të ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë në raportin mjek – pacient.

Ordinanca e tij private është e pajisur me teknologji të fjalës së fundit si ato të klinikave të ngjashme në Evropë dhe SHBA, aty tashmë kryhen intervenime të ndryshme kirurgjikale duke filluar nga nxjerrja e komplikuar e dhëmbëve, ngritja e sinusit, apikotomi, cistoktomi dhe ndër më të kërkuarat nga pacientët: mbjellja (implantimi) i dhëmbëve, duke ofruar kështu shërbime risi në komunën e Drenasit.

Ordinanca e tij ka depërtuar shkëlqyeshëm në treg dhe kjo falë bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë që janë lider në botë për pajisje dhe produkte dentare.

Aty ofrohen shërbime të shumta me protokol dhe standarde evropiane duke mbuluar pothuajse të gjithë spektrin e shërbimeve dentare me teknika inovative per rimodelimin e buzëqeshjes tuaj duke filluar nga: Veneers dhe E – Max kurora të cilat prezantohen për herë të parë tek banorët e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë