Thaçi: Ky sukses është meritë e të gjithëve


Pas kthimit nga Brukseli, delegacioni i Kosovë si cili ka qëndruar sot në Bruksel, pas kthimit në Kosovë kanë mbajtur një konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një lajm i shumë pritur për Kosovën dhe për këtë kanë meritë të gjithë që janë angazhuar në këtë proces.

Sipas tij, edhe më tej do angazhohen me përgjegjësinë më të lartë, sepse ky procesi i takon të gjithëve, dhe merita po ashtu është e të gjithëve.

“Gjithë ne që jemi këtu dhe të tjerët do të angazhohemi me përgjegjësinë më të lartë, sepse ky proces i takon të gjithëve dhe është meritë e të gjithëve. Përfituesit më të mëdha janë qytetarët e Kosovës. Falënderojë të gjithë që na kanë ndihmuar në këtë proces dhe na kanë qëndruar afër.

Kemi qenë së bashku në këtë proces në Bruksel, falënderojë të gjithë për angazhimin në këtë proces.

Ne sot kemi vazhduar edhe takimin me Mogherinin dhe me Vuciq për angazhimin tonë për përshpejtimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes finale, e cila është obligative”, ka thënë Thaci./Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë