Ramiz Lladrovci i zbaton ligjet dhe respekton vendimet e gjyqit


Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shembull i respektimit të ligjit dhe ligjshmërisë, këtë e kanë dëshmuar jo vetëm qytetarët e Drenasit, por edhe instancat madhore të vendit tonë, transmeton Drenica Online.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega Drenas, për lëndën përmbarimore të Kreditorit të Gëzim Shishani, një ditë pas marrjes së këtij njoftimi, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci zbatoj Aktvendimin e Gjykatës, dhe rikthej në vendin e tij të punës z. Shishanin.

“Gëzim Shishani, si duket, me rrugët që për neve janë të panjohura, ka marrë informacion apo njohuri për vendime, ka përgatitur lajm me dal, për t’u shndërruar në mbrojtës të ligjit. Gëzim Shishani, është i njohur se pa bazë ligjore dhe në rrugë të panjohura deri me tani, e ka ngrit për vete koeficientin, në 11.3 përderisa koeficientet e Udhëheqësve të Personelit në nivelin qendror dhe lokal është nga 9 deri në 9.5”.

Kjo ngritje e pagës për veten e tij, ka vazhduar nga vitit 2009 edhe pas vendimit të 2015 të ish kryetarit të komunës z. Nexhat Demaku që ta ulë koeficientin sikur krejt kolegët e tij në Kosovë, ai megjithatë ka vazhduar të mbajë koeficientin në 11.3, duke dëmtuar rënd buxhetin.

Gëzim Shishani ka një varg shkeljesh që janë të konstatuara nga auditori i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe është i njohur për rekomandimet të cilat si udhëheqës i personelit kurrë nuk i ka zbatuar rekomandimet e auditorëve. Dosjet e personelit në Komunën e Drenasit ishin të mangëta, jo të sistemuara dhe të harmonizuara sipas Ligjit, gjë e verifikuar nga Komisioni i Pavarur Mbikëqyrës dhe Auditori, si dhe një varg shkeljesh tjera të cilat janë në dosjen e hetuesisë.

“Ato nuk dëshirojmë që ti cekim ne mënyrë që të mos lëndohen hetimet. Aktualisht, Prokuroria është në dijeni sepse kemi bërë Kallëzim Penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lënda është në procedurë hetimi. Të gjitha veprimet e komunës së Drenasit, do të bëhen në pajtim me ligjin, duke respektuar gjithmonë vendimet gjyqësore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë