Ndihmë juridike falas për gjithë qytetarët e komunës së Drenasit (Foto)
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka ofruar ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, transmeton Drenica Online.
Ky shërbim është paraparë të kryhet për qytetarët e Komunës së Drenasit prej muajit korrik 2018 deri në muajin dhjetor 2018, çdo të mërkure dhe të enjëte nga ora 9:00-15:00.
Shërbimi për Ndihmë Juridike Falas bëhet në Zyrën e Udhëheqësit të Personelit, kati I, Objekti i Komunës së Drenasit.


