Enis Bytyqi publikon këngën re “Bashkë”


Këngëtari Enis Bytyqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Bashkë” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika është punuar nga producenti i njohur Nurteel.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip mjaft veror, i cili i përshtatet këngës.

Për anën vizuele është kujdesur Alban Selimaj.

Xhirimet janë kryer në Shkodër, teksa klipi sjell sekuenca interesante nga pjesët më të bukura të qytetit.
Kjo këngë pritet të jetë njëra ndër këngët më të spikatura të verës. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë