Identifikohen kosovari 26 vjeçar dhe vajza e tij që ndërruan jetë në Gjermani (Foto)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën dhe është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.
Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

