Arrestohet një person në Skenderaj
Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishek të kalibrit 7.65 mm, transmeton DrenicaOnline.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i arrestimit ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” të hënën pasdite./DrenicaOnline/

