Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të së martes në autostradën Tiranë- Durrës.
Sipas raportimeve të para në incident janë përfshirë tre makina, të cilat ashtu siç sugjerojnë pamjet e mëposhtmje, janë bër copash.
Mësohet se nga aksidenti ka patur dy persona të plagosur të cilët janë dërguar drejt spitalit. Policia ka shkuar në vengjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërkohë që në autostradë është krijuar gjithashtu dhe trafik
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale./Gazeta Express
Fotot u publikuan nga JOQ





