Vehbi Berisha: Ku mbeten gjysmë milioni euro për ujësjellësin dhe rezervuarin në Kamenicë

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me lajmin e dhënë nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për ndërtimin e liqenit artificial që është planifikuar të bëhët në Vërbovc. Sipas Berishës, gjithmonë kanë qenë pro kësaj ideje, madje edhe në vitin 2016 ishin ndarë 10 000 EUR pikërisht për ketë çështje. Prandaj sipas Berishës, promovimi i ligjshmërisë në Komunën e Drenasit duhet të jetë i përgjithshëm e jo selektiv

Më poshtë gjeni statusin e plitë të asamblistit Berisha:

PËR liqenin artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërbovc !

Si çdo qytetar i Drenasit edhe unë si i zgjedhuri i tyre në Asamblenë Komunale e mirëpritem lajmin se Komuna e Drenasit ka marr lajm pozitive nga Qeveria e Kosovës se do të ndajnë mjetet e nevojshme për ndërtimin e digës – liqenit artificial në Verbovc, ku gjithmonë kemi qenë PRO madje edhe në vitin 2016 në buxhetin e atij viti i patëm ndarë shumën prej 10000 EUR pikërisht për ketë çështje. E dëgjova edhe një prononcim në Klan Kosova të Kryetarit të Komunës së Drenasit për ketë projekt madhor i cili tha se nëpërmjet këtij liqeni akumulues do të zgjidhet problemi i ujit të pijes për afro 40000 mijë banorë. Prandaj desha me e rikujtua se prej vitit 2012 e këtej janë nda nga Kuvendi Komunal i Drenasit afro gjysmë milion euro, ku nder tjerash është përmend ndërtimi i rezervuarit në Kamenicë por ende nuk e dimë a ka përfunduar ky projekt. Prandaj promovimi i ligjshmërisë në Komunën e Drenasit duhet të jetë i përgjithshëm e jo selektiv.

PS: Të bashkangjitura në formë të fotove i gjeni listën e projekteve kapitale nder vite ku përmendët projekti për shtimin e kapaciteteve të ujit dhe ndërtimin e rezervuarit ne Kamenicë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë