Zyrtare : Komuna e Drenasit bëhet me liqenin e vet artificial (Foto)
Për mes një postimi në rrjetin social facebook ,i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se sot ka marr konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do të bëhet me liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc, shkruan Drenica Online.
Tutje lladrovci ka falënderuar të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti.
Postimi i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit!
Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc.
Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve.
Ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.
Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt!
Gëzuar qytetarë të Drenasit!




