Kryetari Lladrovci ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për Planin Zhvillimor Komunal me GIZ-in gjerman


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me GIZ-in gjerman për bashkëfinancimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Drenasit.

Fillimisht, kryetari Lladrovci ka prezantuar punët dhe projektet që do të kryhen gjatë mandatit të tij për të mirën e qytetarëve dhe ka kërkuar që gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, prona që është në komasacion të trajtohet sipas ligjeve aktuale që janë në fuqi,transmeton Drenica Online.

Në anën tjetër përfaqësuesi i GIZ-it, Shkelqim Daci ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se realizimi i këtij projekti ka një rendësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Drenasit. Ne këtë takim janë prezantuar edhe ekipa që do të punoj në fazat e realizimit të PZHK-së.

Ndryshe, Komuna e Drenasit ditë me parë ka përfunduar takimet e para me qytetar në 10 zona të bashkësive lokale për të prezantuar dhe diskutuar Planin Zhvillimor Komunal si dhe Hartat Zonale Komunale,transmeton Drenica Online.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë