Bekim Jashari ,inspekton punimet në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe Drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, kanë inspektuar nga afër mbarëvajtjen e punimeve në trasimin dhe asfaltimin e rrugëve, në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme ku janë duke ndodhur këto punime.

Kryetari Jashari u tha se po punohet intensivisht që të arrihet afati kohorë për asfaltimin e këtyre rrugëve, si dhe të gjitha këto projekte që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me cilësi dhe kualitet të lartë, ashtu sipas standardeve të parapara në planet implementuese.

Komuna e Skenderajt është duke vazhduar investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë