Kryetari Lladrovci priti në takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të martën priti në takim ministrin e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, Bajram Hasani me të cilin ka biseduar për zhvillimin ekonomik në vend, me theks të veçantë për krijimin e zonës ekonomike përballë Parkut, për Parkun e Biznesit në Drenas si dhe për Bordin Mbikëqyrës për PBD.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka njoftuar ministrin Hasani për mundësitë që ofron zona kadastrale në Korroticë të Lartë për krijimin e zonës ekonomike ne atë pjesë, për bizneset në Parkun e Biznesit dhe bashkëpunimin që kanë për zhvillimin ekonomik në vend si dhe për krjimin e vendeve të reja të punës dhe ka treguar gatishmërinë e bashkëpunimit për interesin e përgjithshëm në sferën e zhvillimit ekonomik,transmeton Drenica Online.
E në anën tjetëer Ministri, Bajram Hasani ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takim dhe ka thënë se Ministria që ai drejton, është e gatshme të bashkëpunoj me Komunën e Drenasit për krijimin e zonës ekonomike, Drenasi 2, për Parkun e Biznesit dhe për secilën fushë tjetër që është ne interesin e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik ne përgjithësi.
Kryetari Lladrovci dhe Ministri Hasani, kanë vizituar edhe sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas dhe bizneset përreth sheshit,transmeton Drenica Online.

