Haradinaj: Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Samiti e Londrës ka takuar sot edhe Princin Charles.
Haradinaj thotë se është i nderuar që merr pjesë në pritjen e organizuar nga Princ Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi.
Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, ka shkruar ai.

