Këngëtari shqiptar, Art Abazi nuk shquhet për komercializëm e as për blerje klikimesh, transmeton Indeksonline.
Të paktën, kështu ka thënë edhe ai vet përmes një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka treguar se i është bërë oferta për blerje klikimesh.
Kjo është bërë nga një person i panjohur, i cili në këmbim të 220 eurove do t’ia rriste klikimet.
Por kjo ofertë nuk është pranuar nga Arti, duke thënë se nuk është i interesuar që të këtë shok kinez.
Ndryshe, Arti pëlqehet për projektet e veçanta që sjell.