Ramiz Lladrovci: 28 ditë respekt për Diasporën, shpirtin e çlirimit!


Komuna e Drenasit ka organizuar aktivitete në nderë të mërgimtarëve duke bërë që me ardhjen e tyre ata të arrijnë të marrin disa kujtime të bukura në vendlindjen e tyre, shkruan DrenicaOnline.

Ndërë të tjerash i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një postim të bërë në faqen e tij në facebook ka uruar diasporën që ata të vijnë dhe të kthehen shëndosh e mirë pranë familjeve të tyre .

Lladrovci po ashtu ka përmendur edhe zgjedhjet e fundit të Rinisë Demokratike e që disa media shkruan se kandidat ishte edhe djali i Lladrovcit por që një gjë e tillë u mohua nga vet kryetari duke thënë që Rilind Lladrovcit i duhej miratimi i 2 të 3-tave të delegatëve që ky i fundit të bëhej kandidat, andaj Rilindi nuk u bë kundër kandidat që të humbiste .

Postimi i Ramiz Lladrovcit më poshtë:

Sot, në mbrëmjen e fillimit të nderimit të diasporës në komunën e Drenasit, evokuam ditët e kaluara në mërgim, si dhe të dashurit tanë që fizikisht nuk janë me neve.

Uroj që pjesëtarët e diasporës tonë, të vijnë dhe të kthehen shëndosh e mirë, familjeve të veta, vendit të punës dhe përparimit kudo që janë. Diaspora e ka rikonfirmuar njëmijë herë dashurinë për atdheun. Çështja është se çka bëjmë ne për diasporën?

Pasi diskutuam së bashku, i thamë Rilindit: Nuk ishe kandidat andaj nuk je as humbës. Rilindi, tentoi të kandidonte dhe u bë gabimisht pjesë e titujve të mediave. Rilindi, fare as nuk u bë kundër kandidat në garë që të shpallej humbës, megjithëse mblodhi nënshkrimet.

Rilindit i duhej edhe miratimi i 2 të 3-tave të delegatëve. Kështu e thanë unifikuesit e rinisë dhe ekspertët e ligjshmërisë statutare. Me kaq mbaroi ky episod. Ne e dimë se Rilindi ka dijen, guximin dhe energjinë t’i thotë gjërat si i mendon dhe ka qëndrim.

Pres që Rilindi, i frymëzuar, edhe me moshatarët e tij, pa hile, të punoj për Rininë Demokratike.

Urime Donjet për mandatin në krye të Rinisë Demokratike! Ne të urojmë sukses për ta rikonfirmuar Rininë Demokratike në ballë të ndryshimeve pozitive, si organizatën më serioze rinore në vend.

Me punë e përkushtim rinor, uroj ta bëni vendin të denjë, me vlerat dhe për vlerat evropiane!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë