Ministria e Infrastrukturës në dy projekte infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, ku nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune, e të cilat kapin vlerën totale prej 90 mijë eurosh,transmeton Drenica Online.
Kjo marrëveshje u nënshkrua për asfaltimin e rrugës “Sami Frashëri” dhe ka vlerën 40 mijë euro, si dhe për asfaltimin e rrugës “Tirana” e që ka vlerën prej 50 mijë eurosh.
Tutje ,kryetari Rakic, ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllavko Simic, i cili ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, e që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit.
Ministri Lekaj dhe kryetari Rakic, po ashtu biseduan edhe për çështje të tjera, kurse nga ministri Lekaj ritheksoi se mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës. Lekaj u ftua nga Rakic, që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore,transmeton Drenica Online.



