Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë


Para pak çastesh, në parkun e quajtur “Taukbahçe” në kryeqytet, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin ngjarjes dhe po merren me rastin. Për detaje te tjera do të njoftoheni pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Akoma nuk raportohet për të arrestuar që ndërlidhen me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë