E dhimbshme, varrosen pesë anëtarët e familjes Sadikaj në të njëjtën ditë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku u bë shkaktar i humbjes së jetës për pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopijë i komunës së Suharekës.
Të dielën e javës së kaluar familja Sadikaj po udhëtonin me veturën e tyre në magjistralen Suharekë-Duhel ku edhe u aksidentuan drejt një autobusi.
Me këtë rast humbën jetën kryefamiljari, gruaja e tij, dy fëmijët dhe gjyshja, shkruan Indeksonline.
Në varrim po morren pjesë shumë qytetarë të cilët edhe i dhanë lamtumirën e fundit./Indeksonline/

