Rrugën Ferizaj-Prishtinë e merr uji(Video)

Reshjet e shiut s’kanë të ndalur në Republikën e Kosovës. Madje, ato po vështirësojnë tejet shumë lëvizjen e automjeteve në rrugët kryesore rajonale.

Kësisoj, rruga Ferizaj- Prishtinë është vërshuar nga shiu.

Sipas një video që një lexues i Indeksonline ka dërguar në redaksi shihet se rruga në këtë vend është bërë me ‘lum’, e që kjo situatë po vështirëson edhe kalimin e qytetarëve.

Nuk dihet për dëme të shkaktuara, ndërsa ekipet përgjegjëse për këtë nuk janë parë ende në vendin e ngjarjes.

Më poshtë shikoni videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë