Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar në Drenas
Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e kërkuar në Drenas
Një person i dyshuar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Drenas e që më pas është dërguar në burgun e Dubravës ,shkruan Drenica Online.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”.

