Aksident trafiku me persona të lënduar në Negroc (Foto)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në Negroc të Drenasit.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca dhe policia.

Aksidenti ka ndodhur përballë varrezave të dëshmorëve në rrugën Arllat-Negroc.

Nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të viktimës apo viktimave.
Policia po merret me shikimin e vendit të ngjarjes./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë