Bekim Jashari përmend mbi 1000 vende të reja pune

Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari ka uruar qytetarët pas miratimit e vendimit nga Qeveria për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt, kështu ai ndërë të tjerash ka thënë se qysh nga dita e parë kur është zgjedhur kryetar i kësaj komune është përkushtuar që të sjellë investitorë të cilët do të ndimojnë në rritjen e ekonomis.
Urime Parku i Biznesit në Komunën tonë!
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Vendimi për Parkun e Biznesit në Marinë, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!
Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skënderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime.
Parku i Biznesit në Marinë të Skenderajt është me interes strategjik për investitorët, ku do të mundëson krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjët e Skenderajt.
Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.
Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë.
Falënderojmë përzemërsisht Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e vendimit për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt.
I juaji
Bekim Jashari
Kryetar i Komunës së Skenderajt



