Në sheshin e Drenasit vendosen shtëpiza druri


Manifestimi “Ditët e diasporës” në Drenas ashtu si në vitin e kaluar pritet të festohet prap ku pikërisht për këtë janë vendosur shtëpiza prej druri .

Aktivitetet do të nisin nesër, me datën 7 korrik 2018 deri më 5 gusht 2018, plot 28 ditë aktivitete të ndryshme në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.

Dita e parë do të nis me 7 korrik 2018,nga ora 18:00, me muzikë live nga Hajzer Gjoshi dhe Valëza Zogaj.

Mbrëmjet muzikore do të vazhdojnë cdo të dytën natë deri më 5 gusht 2018, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me këta këngëtarë të mirënjohur të estradës tone, si dhe me aktivitetet tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë