Vdes një i ri shqiptar në Greqi

22 vjeçari shqiptar Burhan Latifi nga fshati Araçinovës në Maqedoni, vdiq pak ditë më parë në plazhet e Greqisë dhe u varros dje.

Tragjedia ndodhi kur një fëmijë kërkoi ndihmë teksa po mbytej në det.

I pari që e ndihmoi ishte Burhani, por për fat të keq, ai nuk arriti të shpëtojë veten dhe vdiq pak minuta pasi trupi i tij u nxor nga deti.

Burhani ishte djali i vetëm i familjes Latifi, shkruajnë mediet vendase.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë