Tërmetet në Shqipëri kanë vazhduar edhe gjatë natës(Foto)

Gjithë ditës së mërkurë Shqipëria është përballur me disa tërmete të cilat shkaktuan dëme materiale në disa vende, e këto lëkundje nuk ndaluan as gjatë natës, në orën 11:02 minuta u ndie lëkundja më e fortë,pastaj dy të tjera kanë rënë gjatë mesnatës, në orën 4:09 dhe 6:20.

E para me magnitudë 4.1, duke qenë pak më e lehtë sesa ajo e paradites së një dite më parë, ndërsa e dyta me magnitudë 3.1, thuajse e pandjeshme. Një tjetër lëkundje është regjistruar në detin Adriatik në orën 2:48 pas mesnate, me magnitudë 3.3,shkruan Top Chanel.

Këto lëkundje nuk kanë shkaktuar probleme apo dëme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë