Deliu-Kodra :Çka do të bëhet me dëmet e shkaktuara banorëve të Skenderajt dhe Drenasit nga vërshimet e të reshurave atmosferike
Deputetja nga radhët e Partis Demokratike të Kosovës , Blerta Deliu Kodra në një pyetje drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar të dijë se qka do të bëhet për dëmet të cilat u janë shkaktuar banorëve të Skenderajt dhe Drensait gjatë vërshimeve nga të reshurat atmosferike,shkruan Drenica Online.
E përgjigjëja e Haradinajt ishte se janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje afatgjate.
“Jemi interesuar për këtë çështje dhe jemi duke bërë përpjekeje për të gjetur një zgjidhje afatgjate, si rikthimin në funksion të sistemit mbrojtës për të cilën kemi biseduar edhe me KFOR-in”.
Tutje Haradinaj ka potencuar se nuk egziston një sigurim për këto dëme.
“Fatkeqësit nuk egziston një sigurim nga kompanitë pasi që dëmet, nëse veç ndodhin kapin një buxhet bukur të madh.E gjitha çka kemi mundësi të bëjmë është që të prekurit nga vërshimet të marrin subvencionet tani”u përgjigj Haradinaj në pyetjen parlamentare të deputetes Deliu Kodra.


