Skenderaj me organizim për “Ditën e Diaspores”

Gjatë një takimi në mes të Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi dhe kryetari te Komunës së Skenderajt Bekim Jashari u  diskutua për manifestimin e datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës,  manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ata  u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, të organizohen homazhe te varrezat e familjes Jashari për bashkatdhetarët, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të familjes së komandantit Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë