Prodhimi në “Ferronikel” pritet të rifillojë në fund të kësaj jave

 

Prodhimi në “Ferronikel” pritet të rifillojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa 820 punëtorët e “Ferronikelit”, mezi presin të rifillojnë punën e cila është ndërprerë pikërisht nga ata.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se nuk ka më asnjë arsye për të mos filluar me prodhimin në “Ferronikel”, duke thënë që menaxhmenti ka kryer të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe se e gjithë teknologjia tashmë është përgatitur.

Nika, i tha “Zërit”, të martën, se nuk ka më asnjë arsye të mos fillohet me prodhimin, pasi që të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe kontraktuesve të fabrikës janë përmbushur.

E menaxhmenti i “Ferronikelit nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se prodhimi në “Ferronikel” do të kthehet në fund të qershorit ose më së largu në fillimit të korrikut.

Meqenëse në fund të qershorit nuk ka filluar puna në “Ferronikel”, atëherë punëtorët me të drejtë presin që kjo të ndodhë këtë javë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë