Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj ,në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Po ashtu është thënë se menjëherë pas mbledhjes do të këtë konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, ka thënë Zyra për informim e kryeministrit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë