Kaq do të kushtojë rrafshimi i oborrit të QKMF-së në Drenas
Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në Drenas do të rrafshohet. E për këtë projekt, Komuna që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci do të shpenzojë afër 1 mijë euro.
Kompania është zgjedhur, e edhe kontrata është nënshkruar. Tash vetëm pritet që të fillojnë punimet.
Komuna e Drenasit ka shpallur tender në vlerë prej 963 euro për rrafshimin e oborrit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për këtë komunë, para do të cilat do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur vet Komuna, përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender ishin pranuar tri kompani, por kontrata i është dhënë kompanisë K.R.M “PASTRIMI” SH.A.
Kontrata është nënshkruar më 28 qershor të 2018-ës./Ndrërtimi.info





