Pak ditë më parë Elvis Naçi përcolli për në banesën e fundit babain e tij.
E këtë ngjarje hoxhë Elvisi e mbajti larg mediatizimit vetëm duke e njoftuar ngjarjen, përcjell ORAinfo.
Fotografitë janë ato që mbajnë në vete shumë kujtime, e disa të tilla që i ka bashkë me babain do të jenë emocionuese për Elvisin.
Në fotografinë e familjes, hoxha gjendet i përqafuar nga babai i tij, tashmë i ndjerë, e kjo tregon se sa shumë respekt e dashuri kishte Elvisi për të.