Drenasi fillon procesin e ndarjes së mbeturinave të reciklueshme(dokument)
Drejtoria për shërbime publike dhe emergjencë në komunen e Drenasit me anë të një ftese ka njoftuar pronarët e bizneseve se në komunën e Drenasit ka filluar modernizimi i shërbimeve komunale me qellim menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave urbane dhe ndërurbane,transmeton Drenica Online.
Donacioni nga organizata joqeveritare gjermane GIZ-SMS, ka bërë që të lancohet projekti “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të reciklueshme në burim”.
Takimi pritet të mbahet me datë 05.07.2018 (e enjte), në sallen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në ora 10:00,transmeton Drenica Online.


