Shikoni sa është dobësuar Adelina, duket për mrekulli (Foto)

Adelina Berisha disa herë ishte kritikuar për peshën e saj, por tashmë kjo nuk përbën problem për të.

Në fotografitë e fundit, këngëtarja shihet se ka rënë dukshëm në peshë por duke mos humbur linjat e saja të trupit, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja ka pozuar nga Shqipëria, e ku në mbishkrimin e fotos ka shkruar “O ju malet e Shqipërisë”.

Këngën e fundit që e ka lansuar, është “S`ta fal”, e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Ndërsa, presim që vera të mos përfundojë pa ndonjë hit tjetër të Adelinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë